Komunat të gatshme për Ditën Olimpike 2019

03 maj 2019 | 14:44

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka zhvilluar një takim të përbashkët me shumicën e drejtorëve të Drejtorive të Sportit në Komunat e Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte organizimi i Ditës Olimpike 2019, si dhe aktivitetet tjera gjatë këtij viti.

“Kryetari Hasani i njoftoi të pranishmit me projektet e KOK-ut gjatë këtij viti, me theks të veçantë Dita Olimpike 2019, e cila organizohet më 27 maj në të gjitha komunat e Kosovës. Përfaqësuesit e komunave u shprehën mirënjohës për punën që po bënë KOK-u, derisa shprehën gatishmërinë për të qenë bashkëpjesëmarrëse në organizimin masiv të Ditës Olimpike 2019, si dhe në aktivitetet tjera”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Në Ditën Olimpike marrin pjesë fëmijët e lindur në Vitin e Pavarësisë (2008).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…