Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian lirohen nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile
07 prill 2022
| 14:37
Komuna e Podujevës ka bërë me dije se komunitetet, rom, ashkali dhe egjiptian lirohen nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile përgjatë muajit prill 2022.
“Bazuar në vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Drejtoria e Administratës në Komunën e Podujevës, njofton qytetarët e komuniteteteve rom, ashkali dhe egjiptian për lansimin e fushatës për regjistrim falas në librat e regjistrit civil”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.
Sipas këtij njoftimi, kjo fushatë zgjatë deri në fund të muajit prill 2022, ndërsa ka për qëllim promovimin e të drejtave të komuniteteve, sidomos të regjistrimit të faktit të lindjes dhe të regjistrimit të mëvonshme, si segment i rëndësishëm i të drejtave të njeriut.



