Koncept-dokumenti i vetingut drejt finalizimit

27 gusht 2021 | 13:31

Në Ministrinë e Drejtësisë sot u zhvillua një takim i përbashkët në mes të përfaqësuesve të kësaj ministrie dhe ekspertëve ndërkombëtarë lidhur me procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Pjesë e takimit përmes platformës online, ishte gjithashtu ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Fokus i diskutimit në takim ishte analiza e ekspertëve ndërkombëtarë mbi koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, ekspertët ndërkombëtarë, Ken Taylor dhe David Wells, shpalosen ekspertizën e tyre për koncept-dokumentin, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Fokus i veçantë i diskutimit ishin: kriteret profesionale dhe të integritetit lidhur me vetimin e gjykatësve dhe prokurorëve, vetimi i tyre në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, nivelet e vetimit sipas hierarkisë dhe kohëzgjatja e vetimit.

Gjithashtu janë diskutuar mekanizmat ligjorë me kompetencë për zhvillimin e vetingut si dhe opsionet e përshtatshme të cilat do të garantonin një proces të vetingut bazuar në kriteret profesionale, sipas standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Ministria e Drejtësisë do të ndjek këtë bashkëpunim me prioritet të veçantë me qëllim të finalizimit të këtë procesi, i cili vlerësohet të jetë nga më të rëndësishmit për të çuar përpara reformën në drejtësi për të garantuar mirëfunksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas paralajmërimit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës…