Koncert për të inkurajuar vaksinimin kundër Covid-19

14 prill 2021 | 14:57

Personazhet e famshëm janë bërë së bashku për të bërë thirrje për marrjen e vaksinës kundër virusit. Organizata Global Citizen ka njoftuar mbajtjen e “Vax Live, koncerti për të ribashkuar botën”.

Drejtuar nga Selena Gomez, koncerti ka për qëllim të rrisë besimin ndaj vaksinës dhe të mbështesë shpërndarjen e gjerë të saj.

“Ky është një moment historik për të inkurajuar njerëzit në të gjithë botën për të marrë vaksinën kundër Covid-19. I’u bëj thirrje liderëve botëror që të ndajnë dozat e vaksinave në mënyrë të barabartë dhe t’i sjellin njerëzit së bashku për një natë muzike në një mënyrë që nuk është ndjerë gjatë vitit të kaluar. Mezi pres të jem pjesë e tij”, ka deklaruar Gomez.

Pjesë e koncertit do të jenë gjithashtu dhe Jennifer Lopez, Eddie Vedder, Foo Fighters, J Balvin dhe HER.

Koncerti është pjesë e Planit Rimëkëmbjes së Botës 2021 që ka për synim dhënien fund të situatës ndaj nga koronavirusit, krizës së urisë, rifillimin e mësimit kudo në botë dhe mbrojtjen e planetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur të mërkurën në…