Konferenca “Studimet Albanistike në Itali” mbledh studiues shqiptarë e të huaj (Video)

22 tetor 2019 | 22:24

Erdhën nga Shqipëria, Italia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tu takuar në institucionin më të lartë shkencorë në Kosovë.

Rreth 50 studiues shqiptarë dhe të huaj u bënë pjesë e konferencës ndërkombëtare “Studimet Albanistike në Itali”, që u mbajte të martën në akademinë e shkencave dhe arteve të Kosovës.

Interesimi i studiuesve italianë ndër vite për gjuhën shqipe po vlerësohet lartë nga akademikët.

Edhe kryetari i akademisë Mehmet Kraja, vlerësoi lart kontributin e studiuesve në Itali, teksa foli edhe për sfidat në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Naim Rashiti ka thënë se LV-ja dhe LDK-ja…