Naim Rashiti: Numri i ministrive duhet të zvogëlohet, por nuk ka logjikë të mbesin 12

22 tetor 2019 | 22:09

Analisti politik Naim Rashiti ka thënë se LV-ja dhe LDK-ja kanë hapësirë të madhe për ta përmirësuar qeverisjen.

Por, ai ka thënë se këto dy parti nuk duhet të nguten të riorganizojnë tërë sistemin e qeverisjes, rigrupimin e disa sektorëve në një.

“Qasja e qeverisë në Kosovë duhet të jetë sektoriale, dhe sektorët kyq duhet të mbeten të formëdusar në ministri.

“Numri i ministrive duhet të zvogëlohet por nuk ka logjikë të bëhen 12. Intergimet evropiane nuk duhet të shkrihet, etj. Mund të bëhen 15-16 ministri sektoriale. Organogrami dhe themelet e organizimit të qeverisë janë qështje që tejkalojnë dhe shkojnë përtej një mandati qeverisës”, ka shkruar Rashiti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në pritje…