Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin

08 qershor 2021 | 16:34

Gjykata e Apelit në Hagë ka shpallur sot vendimin përfundimtar kundër Ratko Mlladiqit.

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burg të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për organizimin e gjenocidit dhe mizorive të tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës 1992-95.

Ish-komandanti serb, Ratko Mlladiq ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Mekanizimi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve muslimanë boshnjakë në Srebrenicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tentativën e dytë, socialistët janë të vendosur për t’i…