Konfirmohet edhe viktima e tretë e nxjerrë nga lumi Lepenc

18 qershor 2023 | 19:53

Është konfirmuar edhe viktima e tretë në veturën e nxjerrë nga lumi Lepenc, infomon Klan Macedonia.

Tre viktimat edhe pse jozyrtarisht, siç njofton ekipi i KlanM nga vendngjarja, janë anëtarët e familjes Pacolli nga Kosova, të cilët u aksidentuan ditën e shtunë në rrugën Shkup – Bllacë.

Fat në fatkeqësi është shpëtimi i njërit nga të aksidentuarit, 20 vjeçari Shkëlqim Pacolli, i cili kishte arritur mrekullisht të hidhet nga vetura, të cilën po e merret uji i rrëmbyshëm i lumit Lepenc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e këshilltares lokale të Bashkimit Evropian dhe kryetares…