Konfirmohet lëndimi i Muriqit

30 qershor 2026 | 13:48

Fenerbahçe ka marrë një goditje të rëndë gjatë përgatitjeve për sezonin e ri në Topuk Yaylasi, pasi është lënduar sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi.

Muriqi ka ndjerë dhimbje muskulore gjatë stërvitjes dhe është detyruar të largohet nga fusha me barelë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se sulmuesi ka pësuar një çarje të pjesshme në muskulin e këmbës së djathtë.

Sipas raportimeve nga mediat turke, Muriqi pritet të mungojë të paktën katër javë, çka e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Gornik Zabrze.

Lëndimi vjen në një periudhë të rëndësishme për Fenerbahçen, e cila po përgatitet për sezonin e ri dhe sfidat evropiane. Klubi pritet të monitorojë nga afër rikuperimin e sulmuesit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja Arlinda Sejda ka njoftuar se sot ka dhënë dorëheqje…