Konfirmohet: Lirohet Azem Syla

12 mars 2018 | 14:18

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Azem Syla, është liruar nga masa e paraburgimit

Lajmin për lirimin e Sylës e ka bërë me dije avokati i tij, Besnik Berisha.

“Lirohet z. Azem Syla. Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër z. Azem Syla dhe ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për lirim të menjëhershëm nga masa e paraburgimit. Z. Syla do të mbrohet nga liri”, ka thënë Berisha, raporton “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy yjet e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Serigo Ramos…