Konfirmohet miqësorja Kosova – Burkina Faso

18 shkurt 2022 | 16:15

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndaj Burkina Fasos. Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.

Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për Kosovën.

“Dardanët” ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim Kosova e kishte fituar me rezultat 2-0. Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën që zhvillohet në Cyrih më 29 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 14 vjet të shtetësisë, Kosova nuk ka arritur të…