Konfirmohet nga Dhomat e Specializuara se Kadri Veseli është transferuar në Hagë

05 maj 2021 | 20:50

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Hagë.

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

“Sot, Kadri Veseli është transferuar në Hagë dhe ka arritur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, është shprehur ajo.

Veseli ka qëndruar disa ditë në Kosovë, ku është liruar për vizitë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Tolaj u zgjodh kryetar i Degës së AAK-së në…