Arbër Tolaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës

05 maj 2021 | 19:57

Arbër Tolaj u zgjodh kryetar i Degës së AAK-së në Pejë, si dhe kandidat për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Nën udhëheqjen e u.d. të kryetarit z. Feim Ademaj, u mbajt edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të degës, ku me votë unanime, me një unitet e dakordim të të gjitha gjeneratave të Aleancës, aktivistëve të rinj e të vjetër, Dr. Arbër Tolaj u zgjodh kryetar i Degës së Aleancës në Pejë, si dhe kandidat për kryetar të Komunës së Pejës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dr. Arbër Tolaj i lindur e i rritur në Pejë, ka qenë deputet i Aleancës dhe anëtar në Kryesinë qendrore të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë rifilluar sot në Kizhevak të Rashkës, Serbi, gërmimet për…