Konfirmohet rasti i parë në Istog me COVID-19

12 prill 2020 | 23:25

Në Komunën e Istogut është konfirmuar rasti i parë i personit të infektuar me virusin COVID-19. Rastin e ka konfirmuar kryetari i Istogut, Haki Rugova, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një grua e cila ka rezultuar të jetë infektuar me koronavirus.

Në një prononcim për “TV Dukagjini”, ai ka thënë personi i infektuar me virusin COVID-19 është nga fshati Lluga.

“Sapo morëm konfirmimin për një grua që është infektuar me koronavirus nga fshati Lluga. Ajo ka qenë në QKMF në Istog dhe është dërguar në Pejë, ku i është dhënë ndihma e parë, dhe më pas është transferuar për në QKUK në Prishtinë. Pas analizave ka rezultuar pozitiv me koronavirus”, ka thënë Rugova.

Ai ka theksuar se edhe Policia në Istog është njoftuar për këtë rast për të marrë masat mbrojtëse. “Ekipet mjekësore janë duke u kujdesur shumë, megjithatë kjo është një pandemi që nuk e përjashton as Istogun. Po marrim veprimet e duhura dhe masat që mos të përhapet më shumë në komunën tonë”, ka thënë Rugova.

Ai ka folur edhe për çështjen e futjes në karantinë të fshatit Lluga, “sot nuk mund të mendohet çështja e futjes në karantinë të këtij fshati dhe nesër do të shohim se ku ka pasur kontakte ky pacient në mënyrë që të marrim masat e shtuara”, ka theksuar më tej kryetari Rugova.

Ndryshe, IKSHP ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 79 raste me COVID-19, duke quar në 362 numri i të infektuarve në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se lajmet nga…