Konfirmohet samiti i dy Koreve këtë muaj

06 shtator 2018 | 11:13

Udhëheqësit e dy Koreve do të mbajnë këtë muaj një samit në Phenjan.

Konfirmimi nga Seuli vjen pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, ka përsëritur se do të angazhohet për denuklearizimin e gadishullit.

Samiti, i treti me radhë midis Kimit dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in, do të zhvillohet nga data 18 deri më 20 shtator.

Kimi është zotuar për denuklearizim qysh pas takimit historik me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në muajin qershor, raporton “Rel”.

Por, marrëveshja e tyre është kritikuar për mungesë detajesh dhe shumë vëzhgues kanë thënë se Koreja e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për të çmontuar lokacionet bërthamore dhe raketore.

Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthamore dhe ka hedhur 40 raketa balistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci e ka realizuar edhe transferimin e katërt të…