Konfiskohen tri armë në Podujevë

12 gusht 2019 | 14:23

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Gllamnik të Podujevës ka konfiskuar tri armë dhe disa fishekë. Sipas njoftimit të policisë, gjatë aksionit policor janë arrestuar edhe tre persona.

“Raportohet se pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore nga tre të dyshuarit meshkuj k/shqiptar kanë konfiskuar tri armë zjarri, një ‘AK-47’, dy pistoleta dhe 21 gëzhoja të fishekëve të kalibrit të ndryshëm me të cilat armë të dyshuarit kishin shtënë gjatë një ahengu familjar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtari Njazi Bytyqi nga Shkoza, pronar i kompanisë “Bytyqi BAU”…