Kongresistja i përgjigjet Trumpit: Askush s’mund ta kërcënojë dashurinë time për Amerikën

14 prill 11:00

Përballë sulmeve të presidentit Trump, republikanëve dhe medieve që përkrahin djathtistët, kongresistja amerikane, Ilhan Omar, ka thënë të shtunën se askush nuk mund ta kërcënojë dashurinë e saj të palëkundshme për Amerikën.

“Nuk kam garuar në Kongres për të qëndruar e heshtur”, shkroi Omar në Twitter, disa orë pasi presidenti Trump e shpërndau një video që përfshinte pjesë të fjalimit të saj dhe pamje nga sulmet e shtatorit të vitit 2001.Omar i falënderoi përkrahësit e saj për kundërshtimin e administratës që, sipas saj, ua ka ndaluar myslimanëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

“Asnjë person, pavarësisht sa i korruptuar, i paaftë apo i dhunshëm që është, nuk mund ta kërcënojë dashurinë time të palëkundshme për Amerikën. Unë do të vazhdoj të luftoj për mundësi të barabarta për lumturinë e të gjithë amerikanëve”, shkroi ajo në “Twitter”.

Pas sulmit të presidentit amerikan ndaj kongresistes që është me prejardhje nga Somalia, demokratët e akuzuan Trumpin për nxitje të dhunës kundër saj. Javën e kaluar, një përkrahës i tij nga Nju Jorku u akuzua për kërcënim me vrasje ndaj Omarit.Ndonëse kandidatët presidencialë e kanë mbështetur kongresisten, udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve nuk janë pajtuar për mënyrën e kundërpërgjigjes ndaj akuzave kundër saj, përfshirë akuzat për kritikat e saj kundër politikës amerikane për Izraelin, shkruan “The Guardian”, transmeton “AlsatM”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të mos jetë e njohur si vendet e tjera,…