Konjufca, bashkëpartiakëve: A i keni numrat? Për një sekondë ju çoj në shtëpi

09 nëntor 2023 | 12:59

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët e shumicës parlamentare të tregojnë nëse i kanë ose jo numrat për votimin e disa projektligjeve.

Konjufca, duke qeshur u ka thënë deputetëve të Vetëvendosjes nëse s’i kanë numrat do t’i çojë për një “sekondë në shtëpi”.

“Ju kisha lut mazhorancës tregoni më shpejt a i keni numrat a jo se unë e di çka bëj. Për një sekonda iu çoj në shtëpi”, ka thënë Konjufca me humor ai para deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim…