Konjufca: Do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike

04 nëntor 2025 | 14:27

Mandatari i ri i Vetëvendosjes për kryeministër, Glauk Konjufca pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka shprehur shpresën se opozita do të reflektojë dhe do të kenë një bashkëpunim për të shmangur zgjedhjet në dhjetor dhe votimin e buxhetit të 2026.

Ai ka thënë se do të kërkojnë marrëveshje koalicionin me partitë politike.

“Ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike. Ideja ka qenë e thjeshtë që të bëhet nj qeveri e re për të shmangur zgjedhjet dhe e dyta që të provojmë të bashkëpunojmë për të pasur Kosova buxhetin e saj. Nëse këto dyja nuk bëhen nuk është për të mirë e Kosovës për këtë arsye LV-ja më propozoi për kryeministër unë e pranova, e shohim veprimin e presidentes, nuk e di teknikisht por kjo pritet të ndodhë. Nëse kjo nuk shmanget atëherë Kosova do të ketë pesë parë zgjedhje brenda vitit, e mos ta përmendim koston që është rreth 40 milionë euro që prej gjepave të juaj do të paguani. Ta keni parasysh që kur të arrijmë te momenti i presidentit nuk është e sigurt që një parlament i ardhshëm mundet me zgjidh çështjen e presidentit, për të shmangur dy parë zgjedhje të kemi qeveri së paku deri atëherë. Besoj që forcat opozitare do të reflektojnë dhe do të bashkëpunojmë. Ama jo për një qeveri afatgjate me koalicione vetëm thjeshtë ti thirrëm mendjes që këto gjëra të kalojnë”, ka deklaruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër…