Konjufca e ndërpret seancën, thotë se pati provokime nga deputetët e Listës Serbe

05 dhjetor 2024 | 16:02

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka ndërprerë seancën e radhës, pasi ka thënë se deputetët e Listës Serbe po provokojnë.

Konjufca është treguar i ashpër me deputetët e Listës Serbe, të cilëve u ka thënë se vijnë në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, ndërsa në anën tjetër e luftojnë Kosovën me çdo mjet që kanë.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë. Është e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës kësi sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve”.

“Në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni, shkoni dhe i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit, dhe keni guxim të vini këtu në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, kërkoj të ndërprehet kjo seancë dhe kërkojë ta lironi Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas informatave të KMDLNj-së, fallangat e Gjykatës Speciale në mëngjesin…