Konjufca i telefonon homologut nga Italia, kjo është arsyeja

09 prill 2020 | 14:27

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se i ka telefonuar homologut nga Italia, Liuigi di Maion, duke shprehur solidaritetin e Kosovës në betejën e popullit italian me pandeminë e koronavirusit.

“Gjatë kësaj bisede i shpreha ngushëllime për viktimat e pandemisë COVID-10 dhe i urova që të infektuarit të shërohen sa më shpejt dhe t’u bashkohen familjeve të tyre. Në emër të Republikës së Kosovës shpreha solidaritetin tonë për betejën që populli italian po e bën me këtë pandemi”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Konjufca e ka njoftuar homologun e tij për gjendjen në Kosovë me pandeminë e koronavirusit dhe hapat e ndërmarrë nga autoritetet.

“U pajtuam që t’i vazhdojmë kontaktet tona për të shkëmbyer përvojat në këtë betejë të përbashkët botërore dhe për t’i zgjeruar e thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyeshme mes shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar ditën e tyre…