
Konjufca kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Vrasja e tyre s’e arriti efektin e porositësve, ata u bënë zëri i Kosovës
17 janar 2024
| 17:10
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 42-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Konjufca ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë vrarë në një pritë në Gjermani nga shërbimi sekret serb, ndërsa vrasja e tyre, sipas tij, nuk e arriti efektin e dëshiruar të porositësve, por përkundrazi, ata u bënë zëri i Kosovës.
“Intelektuali, poeti, kompozitori, aktivisti, mërgimtari, ishin identitetet e mbivendosura të shqiptarit politik të Kosovës mbi këta dëshmorë”.
“Pas vrasjes së tyre, në mendjen dhe shpirtin e shqiptarit të Kosovës, çlirimi, republika, barazia mes të barabartëve në botë, nuk ishin më ilegale, por të konfirmuara si flamur politik”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.