Kurti në Davos taktohet me drejtuesit e ‘Ericsson’-it

17 janar 2024 | 16:52

Takimin e radhës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka zhvilluar me zëvendëspresidentin e kompanisë “Ericsson”, Lloyd Andrew dhe drejtorin e Teknologjisë në këtë kompani, Erik Ekudden.

Në këtë takim Kurti ka biseduar për “kushtet që ofron Kosova për investime dhe përparësitë që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë, përparimet dhe përmirësimet e shënuara së fundmi dhe mundësitë për bashkëpunim, sidomos në sektorin e telekomunikimit”.

“Kryeministri i njoftoi me zhvillimet pozitive në ndërmarrjen e Telekomit si rezultat i menaxhimit të mirë, dhe për planet për investime në infrastrukturë dhe teknologjinë 5G në nivel vendi, si dhe për vizionin dhe agjendën digjitale të Qeverisë. Sipas Indeksit të Maturitetit të Teknologjisë të Bankës Botërore, Kosova tashmë është ngritur nga grupi C në atë për B për fokus në qeverisje digjitale. Qeveria mbetet e përkushtuar të investojë në infrastrukturën digjitale, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe ekosistemin e inovacionit, që mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të teknologjisë në vend”, ka njoftuar zyra e kryeministrit Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është shprehur i…