Hamza thotë se është i shqetësuar për gjendjen e minatorëve të lënduar

17 janar 2024 | 16:47

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e minatorëve të lënduar gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës.

Hamza ka deklaruar se nga 14 punëtorë të lënduar, dy nga ta janë në gjendje më kritike.

“Jam i shqetësuar pasi që dy herë po ndodhin shpërthime. Është një rast që neve na shqetëson, ku janë lënduar 14 të punësuar. Fatmirësisht gjendja e tyre është përmirësuar, por dy janë në gjendje më të rëndë”, ka thënë Hamza për “Tëvë1”.

Kujtojmë se Incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka, ka reaguar pas raportimeve…