
Konjufca lavdëron “reformat” e ministrit në detyrë, Besnik Bislimi
14 maj 2020
| 11:13
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mbrëmë në Interaktiv të KTV-së ka folur edhe për reformat që po synon ministri në detyrë i Financave dhe i Transfereve, Besnik Bislimi, në doganat e Kosovës.
“Reformat që i po i bënë Besnik Bislimi është që të shuhen ato terminale që janë shndërruar në biznese dhe që do të zëvendësohen me një lloj centralizimi të doganimit. Nuk e di kjo a prekë persona të caktuar. Më duket se në një rast Mustafa e kishte shpjeguar se nuk kishte pronësi, por vetëm se punon. Nuk e di me saktësi a e ka mohuar pronësinë apo atë të aksioneve”, ka thënë Konjufca.
(B. D.: ‘Epoka e re’)