Konjufca, Molliqajt: Projekti juaj është të dilni prej Vetëvendosjes

01 mars 2018 | 21:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin “Rubikon” të “KTV”-së, ka folur rreth përçarjeve brenda partisë së tij.

Në këtë emision e kishte përball edhe Dardan Molliqajn.

Ai ka minimizuar pakënaqësitë e kolegut të tij, Dardan Molliqaj, me zhvillimet në parti.

Konjufca ka thënë se Molliqaj nuk mund të flasë për demokraci, teksa ia ka kujtuar atij rastin kur, vite më parë, kishte nxjerrë një qytetar dhunshëm në rrugë nga vetura e tij.

“Molliqaj, para një viti e gjysmë apo dy viteve, ka ardhur deri te një projekt. Deri te ky projekt ka ndikuar pakënaqësia e tij ndaj VV-së, Albinit”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se Molliqaj ka probleme personale me Kurtin, për dallim prej të tjerëve të pakënaqurit që janë larguar.

Ai ka thënë se Molliqaj ka pasur një projekt.

“Projekti është me dal prej Vetëvendosjes, për shkak të pakënaqësisë, për shkak se e kanë problem Albin Kurtin. Ky e ka një projekt, një plan. Për atë unë e fillova me Albin Kurtin. Albini gjithnjë i jep dhjetë ide, dhe i realizohen 2 ose 3, sepse i nënshtrohet një votimi të 23 personave. Kjo për mua është një indikator që Albini nuk është kurrfarë autoritari. E këtu Dardani po kapet për një ide të cilën Albini e ka shkruar në vitin 2014 se si ai e sheh organizatën. Me plotë gjëra në të nuk jam pajtuar as unë dhe ia kam thënë këtë Albinit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja britanike, Theresa May është akuzuar për “kapitullim total” për…