Konjufca në konferencën e Frankofonisë riafirmon synimin për anëtarësim të plotë: Historia e Kosovës na ka përkushtuar ndaj paqes dhe dialogut

15 nëntor 2026 | 19:42

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka riafirmuar synimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF).

Në një postim në platformën X, Konjufca ka bërë të ditur se këtë qëndrim e ka shprehur në Konferencën e 48-të Ministrore të Frankofonisë, e cila po mbahet në Phnom Penh të Kamboxhias.

Ai ka theksuar se Kosova është e gatshme dhe ka kapacitet t’i marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë që burojnë nga anëtarësimi.

Konjufca ka falënderuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Kamboxhias, Prak Sokhonn, për hapjen dhe drejtimin e konferencës, si dhe Mbretërinë e Kamboxhias për mikpritjen.

Duke iu referuar Samitit të 20-të të Frankofonisë, ai ka thënë se thirrja për riinvestim në paqe ka rëndësi të veçantë për Kosovën, e cila e ka ndërtuar demokracinë pas luftës.

Sipas tij, historia e Kosovës e ka formësuar përkushtimin e saj ndaj dialogut dhe bindjen se pajtimi i vërtetë kërkon të vërtetën dhe llogaridhënien.

Konjufca ka theksuar gjithashtu se paqja e qëndrueshme duhet t’u ofrojë të rinjve perspektivë për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret të martën një aktgjykim tjetër në…