Konjufca në odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbështetje për zgjedhjet e 28 dhjetorit
23 dhjetor 2025
| 11:31
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për numër 2, Glauk Konjufca, ka postuar fotografi në Odën e familjes Berisha në Siqevë.
Ai ka shkruar në “Facebook” se nga kjo familje morën mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe numrin 116 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Në Odën e familjes Berisha në Siqevë na pritën ngrohtësisht familjarët dhe banorët e fshatit. Ata shprehën mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe numrin 116 në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, ka shkruar Konjufca.



