Konjufca nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

20 janar 2022 | 23:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk ka përjashtuar mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Konjufca në “Debat Plus” thotë se qeveria mund të mos e përfundojë mandatin 4-vjeçar.

“Secili pushtet i nënshtrohet një principi të njëjtë. Principi universal është që ke mu sprovu dhe aty do të përfundon. Mundohesh maksimalisht me qenë në përputhje me atë që ke shpjegu më herët, e kur të vijnë mundësitë mundohu me punu në mënyrë më të drejtë dhe pa hile e pa korrupsion, në fund bëhen katër vite. Mund të mos shkojnë katër vite. Populli të gjykon dhe ta jep vendin”, tha ai.

I pyetur nëse kjo nënkupton se do të ketë zgjedhje të reja, Konjufca është përgjigjur:

“Qeveria ndonjëherë edhe vet shkakton zgjedhje. Kjo ndodh në vendet demokratike. Kosova është lodhur nga zgjedhjet. Por në vendet demokratike për pak gjëra shkohet në zgjedhje”, ka thënë tutje Konjufca

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se të gjithë…