Konjufca para disa vitesh: Vetëvendosjen e themeluan Albin Kurti dhe Liburn Aliu, ishin shokë të burgut – pastaj erdhëm ne

27 gusht 2025 | 15:36

Një intervistë e Glauk Konjufcës në T7 para disa vitesh, kishte zbuluar detaje interesante për themelimin e Vetëvendosjes.

Aso kohe, Konjufca tregonte se si Kurti dhe Liburn Aliu e kishin themeluar VV-në. Sot, Liburn Aliu dha dorëheqje.

Albin Kurti e Liburn Aliu themeluan Vetëvendosjen, pastaj erdhëm ne të tjerët”, ka thënë Konjufca.

“Liburnin e kishte shok të burgut dhe natyrisht se atë e ka konsultuar të parin”, tha ai në T7.

Konjufca e ka zbuluar kur për herë të parë e ka njohur Albin Kurtin.“Ishte viti 2003 ose viti 2004 kur kishim një protestë, me gomar nëse ju kujtohet”, tha ai. Sipas tij, promotor i VV-së ishte Albin Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni,…