Konjufca takohet me ambasadorin e Austrisë, flasin për menaxhimin e pandemisë

12 prill 2021 | 13:09

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë,  Christoph Weidinger, me të cilin kanë biseduar për menaxhimin e pandemisë.

Ambasadori Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, ka uruar  kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Austria do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Ambasadori Weidinger ka theksuar se pandemia me Covid-19 paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për të gjithë botën.

Ai ka vlerësuar se kjo dëshmon se e gjithë bota është në të njëjtën situatë, duke shtuar se vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të tejkalohet kjo sfidë.

Kurse, Konjufca ka falënderuar ambasadorin  Weidinger për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve, atij Austriak dhe të Kosovës, duke cekur edhe programin “Demos-ti”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Skender Jashari, master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake…