Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm çek në Pragë, diskutohet integrimi evropian i Kosovës

22 maj 2026 | 13:44

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Pragë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka .

Sipas Konjufcës, në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe prioritetet e përbashkëta në nivel rajonal.

Takimi është zhvilluar në përvjetorin e 18-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Republikës Çeke.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Republikën Çeke në fusha me interes të përbashkët”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për…