Konjufca uron besimtarët ortodoksë në Krishtlindjen

07 janar 2024 | 14:36

Në ditën e Krishtlindjes ortodokse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët serbë të Kosovës të besimit të ortodoksë.

“Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen! Mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit. Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!”, ka shkruar Glauk Konjufca në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti dhe gazetari, Daut Dauti, ka komentuar fotografinë e presidentes…