Konkurrencë e fortë për Fisnik Asllanin, Chelsea favorit
Ekipi nga Premier League, Chelsea po shihet favorit për transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani.
Është bërë me dije se Chelsea ka njoftuar Hoffenheimin se është gati të ofrojë të paktën 30 milionë euro për kartonin e Asllanit, të cilin po e sheh si përforcim ideal për sulmin.
Chelsea është ekipi i fundit që është futur në garë për Asllanin, të cilin po e synojnë edhe Barcelona, Juventusi, Bayern Muncheni, Tottenhami, Borussia Dortmundi e disa skuadra tjera. 23-vjeçari ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh, ndërsa në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka shpërthyer.
Në 18 ndeshje kampionale, Asllani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 4 asistime kurse në total, sulmuesi “dardan” ka 7 gola e 5 asistime në 20 paraqitje për Hoffenheimin në të gjitha garat.



