
Konstituohet Komisioni për Integrim Evropian, prioritet MSA-ja dhe liberalizimi i vizave
18 shkurt 2020
| 13:15
Sot në Kuvendin e Kosovës është bërë konstituimi i Komisionit për Integrim Evropian.
Kryetari i Komisionit për Integrim Evropian, Armend Zemaj, ka bërë me dije se prioritet i komisionit do të jetë agjenda evropiane, përfshirë MSA-në dhe liberalizimin e vizave.
“Sot kemi bërë konstituimin e Komisionit për Integrim Evropian, njëherit mua më është besuar detyra e udhëheqjes së këtij komisioni nga kryetari i GP-LDK-së dhe Kuvendit të Kosovës. Prioritet i punës dhe mandatit tim është përmbushja e agjendës evropiane, MSA, liberalizimi i vizave dhe integrimi i plotë në familjen evropiane”, ka thënë Zemaj.
/Epoka e re/