Konstituohet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve

05 maj 2021 | 11:35

Sot është mbajtur mbledhja e konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve.

Anëtar i këtij komisioni nga radhët e Grupit Parlamentar të AAK-së, do të jetë deputeti Shemsedin Dreshaj.

Deputeti Dreshaj ka shprehur gatishmërine e tij që përmes punës së përbashkët me anëtarët e tjerë të komisionit, t’i trajtojë çështjet që janë në kuadër të fushëveprimtarisë së komisionit, ka njoftuar zyra për informim e AAK-së.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve është njëri ndër katër komisionet e përhershme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në…