Konsullata e Kosovës në Cyrih me njoftim për bashkatdhetarët: S’ka nevojë për termine

23 mars 2026 | 15:13

Konsullata e Kosovës në Cyrih të Zvicrës, ka njoftuar bashkatdhetarët se po punon pa termine.

“Të dashur bashkatdhetarë, duke marrë parasysh se kemi kërkesa për informata lidhur me terminet, ju njoftojmë se që nga 1 nëntori 2024, nuk ka më nevojë për termine në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih. Mund të vini direkt gjatë orarit të punës”, ka njoftuar Konsullata e Kosovës.

Konsullata e Kosovës në Cyrih ka njoftuar se punon nga e hëna deri të enjten prej orës 09:00 deri në orën 17:00 dhe të premten nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kontakti: Email: [email protected]. Tel: +41 43 343 01 71. Për raste emergjente: +41 43 311 89 00”, ka njoftuar Konsullata e Kosovës në Cyrih.

Konsullata e Kosovës në Cyrih ka bërë me dije se “numri i zakonshëm i telefonit nuk është aktiv gjatë festave zyrtare dhe fundjavave”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka prezantuar pakon qeveritare të masave për të mbrojtur…