Konsullata në Stuttgart promovon librin: 12 Vjet pavarësi e Republikës së Kosovës, 10 Vjet Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart

30 nëntor 2021 | 21:19

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stuttgart ka promovuar librin “12 Vjet pavarësi e Republikës së Kosovës, 10 Vjet Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart”

Hapjen dhe përshëndetjen e mysafirëve dhe të pranishmëve e bëri konsulli Besnik Miftaraj, ku i falënderoi për praninë e tyre dhe kontributin për këtë event, njofton Klankosova.tv.

Imer Lladrovci shef i Konsullatës, gjatë fjalimit të tij, falënderoi të pranishmit dhe donatorët, të cilët e mundësuan publikimin e një libri me rëndësi për shënimin e një përvjetori të rëndësishëm për diplomacinë e Republikës së Kosovës në Baden-Württemberg.

SH.T.Z. Alfred Mojsiu përgëzoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës për aktivitete të tilla që janë me rëndësi të veçantë për kombin.

Rainer Wieland nënkryetar i Parlamentit Evropian, pasi falënderoi dhe përgëzoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës për ftesën dhe për punën e mirë dhe profesionale ndaj shtetit mikpritës, theksoi se “jeni shembull i vlerave të mirëfillta”.

Në këtë event të pranishëm ishin shefat e Konsullatave të Përgjithshme nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Italia, Hungaria, Republika e Maqedonisë së Veriut, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës më 30 nëntor miratoi masat e reja…