Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

22 maj 2020 | 11:02

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së ShKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur ta godasin kontrabandën në këtë Qendër të Paraburgimit.

“Me të pranuar informacionin, oficerët korrektues, në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar në informatën konfidenciale të pranuar, prej orës 21:50 – 22:20 është bërë një bastisje në dhomën B1, në të cilën ishin të vendosur katër të paraburgosur.

Bastisja ka rezultuar pozitive, në komodinën plastike në një pjesë të kamufluar janë gjetur dy telefona mobilë të tipit Iphone 5 dhe një karikues.

Pas intervistimit të të paraburgosurve të kësaj dhome, të njëjtit janë veçuar deri në hetimin e rastit, si dhe janë iniciuar procedura disiplinore ndaj tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni “Besa”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata…