Kontrollet me dron, policia në Ferizaj shqipton 1 296 gjoba në trafik

21 qershor 2021 | 12:03

Drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj ka bërë me dije se në javën e fundit ka gjobitur 1 mijë e 296 qytetarë për mosrespektim të rregullave në komunikacion.

Policia ka njoftuar se ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion.

Sipas policisë, gjatë javës së fundit në këtë komunë janë shkaktuar 30 aksidente në trafik dhe se 35 personave ju ka marrë patentë shoferi.

“Drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë)”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka iu ka reaguar kritikëve dhe mediave zvicerane pas…