Konventa VII zgjedhore e Rinisë Demokratike, Krasniqi: PDK-ja është familja juaj

29 janar 2023 | 14:52

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën VII zgjedhore.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në fjalën e tij ka thënë se kjo përzgjedhja e rinisë së PDK-së është e ardhmja e politikës me zërin e tyre.

“Më duket koincidente që po i përmbyllim zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës në një vit të ri. Por të dashur delegatë përtej simbolikës së Partisë Demokratike të Kosovës, PDK- ja dhe të rinjtë e saj jo vetëm që po nisin një mandat të ri por edhe një cikël të ri politik. Ky cikël i ri politik të nisë me këto zgjedhje të reja dhe të rinisë një fillimi i ri politik për zërin e tyre. Prandaj ky është momenti juaj, kjo është e tashmja dhe e ardhmja juaj dhe Partia Demokratike e Kosovës është familja e juaj politike”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se në PDK nuk ka pasur diskriminim gjinor dhe se për këtë 40 për qind e vajzave kanë qenë në pozita udhëheqëse.

“Për herë të parë një numër rekord i vajzave kanë garuar për pozita udhëheqëse dhe tani 40 për qind e kryetarëve të degëve janë pikërisht vajza. Ky është një shembull fantastik i përqafimit organik të platformës sonë bashkë 50/50 për barazi të plotë gjinore në përfaqësim dhe vendimmarrje dhe jam shumë i lumtur që këtë shembull para së gjithash po e dëshmojmë me rininë tonë të mrekullueshme”, ka thënë Krasniqi.

Kjo konventë është mbajtur dy ditë pasi i mbushi 23 vjet të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova gjendet në pozitë…