Korab Sejdiu: LDK-ja dhe LV-ja duhet të tejkalojnë të menduarit tipik partiak

22 gusht 2019 | 13:27

Ish-deputeti Korab Sejdiu ka thënë se LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të tejkalojnë të menduarit partiak për të krijuar një qeveri të shumicës, me anë të së cilës do ta shpëtonin Kosovën.

Sejdiu përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se fatmirësisht, ekziston tani një moment jetik për ta kthyer Kosovën në binarë, dhe për ta shpëtuar atë nga drejtimi i zhbërjes që ia ka dhënë kryesisht PAN-i.

Shkrimi i plotë i tij:

Kur ndodhë diçka shumë e keqe (ndonjë tragjedi), populli zakonisht thotë “mos raftë me u harru”.  Me përfundimin e mandatit të kësaj legjislature, e me të edhe kapitulimin e qeverisë së Vuqiqit në Kosovë, besoj që është mirë të thuhet “mos raftë me u harru kjo legjislaturë e qeveri”.

Fatmirësisht, ekziston tani një moment jetik për të kthyer Kosovën në binarë, dhe për ta shpëtuar atë nga drejtimi i zhbërjes që ia ka dhënë kryesisht PAN-i. LDK dhe LVV duhet të tejkalojnë të menduarit tipik partiak, dhe të veprojnë për Kosovën.  Përkundër investimeve nga forcat e errëta (nga jashtë e nga brenda këtyre partive), e mira e përgjithshme e vendit na detyron që të bëjmë presion tek ato që bashkërisht të sigurojnë fitoren e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj.  Bashkimi i dy forcave kryesore politike shqiptare në vend, edhe pse jo i përkryer, është formula më e mirë për të shpëtuar vendin përmes një shumice bindëse në Kuvend dhe një qeverie stabile, të aftë dhe të guximshme.

Le të garojmë bashkë për shpëtim!    

#ZgjedhjetJanëZgjidhje #LDKdheVVbashkë #LDK #VV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ETGAR KERET Sirena për sulmin ajror na zë në autostradë,…