Korça njofton për fillimin e punimet për ndërtimin e Çarshisë së Gjilanit

17 dhjetor 2019 | 15:01

Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça ka bërë me dije se kanë filluar punimet në ndërtimin pjesës së tretë të Çarshisë së Gjilanit – veri, në gjatësi prej 1 183 metra, kostoja e së cilës është afër 1 milion euro.

“Ky është projekti më madhor që po fillon këtë vit në Gjilan dhe shpresojmë se do të përfundojë gjatë verës së vitit të ardhshëm. Do të jetë një shëtitore e bukur nga rruga ‘Rexhep Dajkovci’ e deri në lagjen ‘Dardania’, konkretisht deri te butiku ‘Menakon’, që do ta lidh pjesën jugore me pjesën veriore të qytetit, përkatësisht ‘Deremahallën’, qendrën dhe lagjen ‘Dardania’. Me këtë po e synojmë përdorimin sa më pak të veturave”, ka thënë Korça në një konferencë për medie.

Duke folur për punën njëvjeçare të këtij dikasteri, Korça ka përmendur edhe projektet e përfunduara infrastrukturore gjatë këtij viti, siç janë rrugët lidhëse në rrugën e Prishtinës, lagjen “Fehmi Agani”, lagjen “Pajazit Ahmeti”, “Hysen Terpeza”, rrugët kryesore që çojnë në fshatin Cernicë, lagjen e “Porodinit”, lagjen e “Jabuqëve”, etj.

Ai ka thënë se për vitin e ardhshëm do të përfundojnë projektet infrastrukturore me elementet përcjellëse në Përlepnicë, Livoç i Epërm, Livoç i Ulët, Malishevë e Epërme, rruga e vjetër Zabel-Uglar, rruga Stublinë-Dobërçan, rruga Dobërçan-Pogragjë, sikurse edhe ura e shumë e nevojshme në fshatin Dobërçan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përgatitjeve teknike të bëra nga ana e Komunës së…