Korea e Veriut pranon se ka testuar një armë specifike

18 prill 2019 | 08:38

Koreja e Veriut thotë se ka testuar një lloj të ri të “armës taktike”, raportoi media shtetërore.

Siç u njoftua, arma kishte një “mënyrë të veçantë të drejtimit të fluturimit” dhe një “breshëri të fuqishme”, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se arma ishte e rëndësishme në “rritjen e fuqisë luftuese” të vendit.

Njoftimi erdhi një ditë pasi një grup monitorimi me bazë në SHBA, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, ka njoftuar se aktiviteti më i ri i Phenianit ishte bërë në vendin kryesor bërthamor të Koresë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të…