Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosin komunikimin ndërkufitar

04 tetor 2021 | 11:50

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rivendosur kanalin e komunikimit ndërkufitar.

Seuli ka njoftuar se të dy shtetet kanë zhvilluar telefonatën e parë që nga gushti.

“Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, Qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ndër-koreane”, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut e mbylli linjën telefonike në gusht, në shenjë kundërshtimi ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA tha më herët se linja do të rihapet, por i bëri thirrje Seulit që të punojë drejt përmirësimit të lidhjeve të tendosura ndërkufitare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar…