Daut Haradinaj viziton KF Rilindja, premton kushte më të mira për sportistët

04 tetor 2021 | 11:48

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vizituar sot KF Rilindja, ku sportistëve të këtij klubi u ka shprehur mbështetjen e parezervë.

“Sot në mëngjes me KF Rilindja, për t’i shprehur mbështetjen e parezervë këtij klubi i cili njihet për talentët e shumtë që i ka dhënë Prishtinës ndër vite”.

“Ndërtimi i tribunës dhe çështja e pronës janë çështje që do të zgjidhen me urgjencë në fillim të mandatit tim qeverisës. Si Komunë, do të jemi të kujdesshëm në trajtimin e sportistëve të kryeqytetit. Përveç dyfishimit të buxhetit, do të kenë hapësirën e tyre direkt në vendimmarrje. Suksese djema!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë…