Tahiri kërkon tërheqjen e Bislimit nga bisedimet me Serbinë

04 tetor 2021 | 11:48

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta tërheq zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin nga bisedimet me Serbinë, pasi sipas tij ai e ka dëmtuar Kosovën me marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat.

“Asnjëherë në asnjë marrëveshje këto targa nuk janë pranuar nga Qeveria e Kosovës. Bislimi me nënshkrimin e tij ia mundësoi Serbisë t’i lëshojë këto targa. Kjo është hera e parë. Kjo ka qenë kërkesë e kamotshme që Kosova të pranojë një gjë të tillë. Atyre iu intereson të vijnë deri tek ura e Ibrit, atyre iu intereson veriu. Ata e kanë bërë një hap të madh që neve na dëmton shumë. Pozicioni i këtij njeriu duhet të rishqyrtohet. Duhet të tërhiqet nga bisedimet me Serbinë sepse e ka bërë një dëm të madh, dhe del në foltore na ofendon dhe flet të pavërteta. Dëmin që i shkaktoi ky njeri vendin me këto targa, ka me qenë i madh dhe me pasoja”, ka thënë Tahiri.

May be an image of 1 person, eyeglasses and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri pas më shumë se një viti, prej marsit…