Koreja e Veriut ekspozon forcën ushtarake para nisjes së Olimpiadës

08 shkurt 2018 | 10:48

Koreja e Veriut mbajti një paradë ushtarake të enjten në Phenjan, vetëm një ditë para hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore në Pjonçang të Koresë së Jugut.

Dhjetëra-mijëra njerëz morën pjesë ose shikuan paradën në Sheshin Kim Il Sung, tha një zyrtar i Qeverisë jugkoreane.
Sipas tij, nuk është e qartë nëse Koreja e Veriut ka ekspozuar armë strategjike, të tilla si raketat balistike ndërkontinentale.
Zyrtari jugkorean ka folur në kushte anonimiteti.

Koreja e Veriut tha se parada shënon 70-vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj. Parada ushtarake zakonisht mbahet në prill, por këtë vit është zhvendosur më 8 shkurt.

Koreja e Veriut po ashtu merr pjesë në Lojërat e sivjetme Olimpike Dimërore. Ajo ka formuar në ekip të përbashkët të hokejit në akull me atletet jugkoreane.

Kim Yo Jong, motra e vogël e liderit verikorean, Kim Jong Un, do të ndjekë ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, të premten në Pjonçang.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferimi nga Liverpooli në Barcelonë për një shumë rekord në…