Koronavirusi, pavarësisht masave të rrepta, nis të shpërndahet shumë edhe në Indi

05 maj 2020 | 09:54

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar sot se deri mbrëmë vonë ka regjistruar 3 900 raste të reja të të infektuarve me virusin Korona. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 46 433 persona, ndërsa nga koronavirusi kanë vdekur 1 568 njerëz.

Sipas Këshillit Indian për Hulumtime Shkencore, autoritetet shëndetësore deri më tani i kanë testuar për koronavirus më shumë se 1 milion e 190 mijë persona. Por, ky testim i tyre është shumë i vogël kur kemi parasysh se India është shteti i dytë në botë me popullsinë më të madhe.

India më parë ka vendosur masa të ashpra izolimi, por ka filluar t’i lehtësojë disa prej tyre në zonat ku ka më pak raste të koronavirusit. Policia e këtij shteti ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore për shkak të dhunës me shkopinj që ushtronte ndaj njerëzve që, në kohë karantinimi, dilnin në rrugë.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi,…