Lejen që ia kemi dhënë Jabllanoviqit e ka secili kryetar partie

05 maj 2020 | 09:46

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në intervistën e mbrëmshme në  T7 ka folur për shumë çështje. Ndër të tjera, edhe për lejen që Ministria e Brendshme ia ka dhanë Aleksandër Jabllanoviqit që të shëtisë lirshëm nëpër Kosovë, për të cilin e njëjta parti, sa ishte në opozitë, pati kërkuar shkarkimin e tij dhe pati organizuar protesta pas fyerjeve që Jabllanoviqi ua pati bërë nënave nga Gjakova, të cilat kërkon drejtësi për të familjarët e tyre të vrarë nga policia dhe ushtria serbe në luftën e Kosovës.

Selimi ka thënë se leja që i është dhënë Jabllanoviqit është një vendim që të gjithë kryetarët e partive e kanë, pra është leje për lëvizje qarkullimi.

Ndërsa kur është pyetur për kthimin e Behgjet Pacollit në Kosovë, shefi i grupit parlamentar i LV-së tha se askush nuk guxon t’ia ndalojë kthimin një deputeti në Kosovë. Ai thotë se kthimi i tij i pamundur ishte trillim e që ndërkohë doli e vërteta.

“Askush nuk i ka thënë Pacollit se do të shkojë në karantinë. Askush nuk i ka thënë se do të arrestohet. Nuk ekziston asnjë shkresë zyrtare që ia ka ndaluar Pacollit të kthehet. U pa në opinion sikur Pacollit nuk po i lejohet kthimi. Për sqarim nuk është e vërtetë se dikush e ka ndaluar apo e ka detyruar të shkojë në karantinë publike. Pse shkoi ai në karantinë në shtëpi e jo në karantinë publike. Ndoshta Pacolli i besoi dikujt për këtë”, ka thënë Selimi.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një studimi të YouGov mijëra britanikë janë duke hequr…